Ministri i Sportit në Itali, Vicenzo Spadafora, të enjten konfirmoi se Serie A do të rifillojë nga 20 qershori, për të vazhduar sezonin e ndërprerë në muajin mars shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Është vendosur që të gjitha ndeshjet në Itali, ato të Kupës së Italisë dhe Serie A, të luhet pas dyerve të mbyllura.
Por, është Cellino që i ka quajtur “çmenduri” planet për rikthimin e futbollit, duke thënë se kjo është diçka e tepërt për futbollistët.
“Ne kemi ndaluar stërvitjen për dy muaj. Është e rrezikshme të rifillojmë duke luajtur tri ndeshje në javë. Kështu, unë jam i shqetësuar për lëndimet e futbollistëve dhe jo për motin e nxehtë, i cili do të jetë i tmerrshëm në Itali, më shumë sesa në Gjermani”.
Brescia renditet në vendin e fundit në Serie A, dhe sipas gjitha gjasave në sezonin e ri do të garojë në Serie B./Lajmi.net/

