Sot (e premte) në orar është vetëm një ndeshje, me Freiburgun që pret në shtëpi Bayer Leverkusen.

Të dy skuadrat janë duke kërkuar daljen në Evropë për sezonin e ri, dhe sfida e e sontshme do të jetë jashtëzakonisht interesante.
Freiburg nuk di për fitore në tri ndeshjet e zhvilluara pas rifillimit të sezonit, dhe arkëtimi i tre pikëve do të jetë synimi kryesore në sfidën kundër Leverkusen.
Në anën tjetër, Leverkusen që renditet në pozitën e pestë me 53 pikë, vazhdon të kërkojë një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve, dhe fitorja kundër Freiburg, do të ishte e mirëseardhur.
Ndeshja mes Freiburgut dhe Bayer Leverkusen fillon nga ora 20:30./Lajmi.net/


