Gjiganti i Serie A synon transferimin e Lacazette

L’Equipe raporton se Lacazette ka marrë një ofertë nga Inter, përcjell lajmi.net.

Skuadra nga San Siro po shikon të investojë në fazën e sulmit pasi ata mund të humbasin Lautaro Martinezin këtë verë, dhe kanë vendosur që yllin e Arsenalit ta bëjnë synimin kryesor.

Por, transferimi i Lacazette mund të dështojë, pasi francezi nuk është i interesuar për një transferim tek Inter, pasi ka edhe dy vjet kontratë me Arsenalin.

Lacazette tek Arsenal është transferuar në vitin 2017 nga Lyon, dhe në 87 paraqitje për ‘Gunners’, ka shënuar 34 gola./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close