Seancat stërvitore në grup mund të nisin lirshëm për skuadrën e Bolognas, e cila sot mori rezultatet e testeve për Covid-19.

Në testet ku u nënshtruan stafi i trajnerëve, përfshirë edhe vet kryetrajnerin, të gjitha rezultatet ishin negative, transmeton lajmi.net.
Klubi ishte në alarm nga mbrëmë, pasi raportohej se një nga anëtarët e stafit rrezikon të jetë pozitiv në Covid-19.
Por, pas lajmeve të pranuara sot, Bologna nga nesër mund të nis lirshëm stërvitjet në grup, me kontakte. /Lajmi.net/

