Sot, në samitin që u mbajt me fillim nga ora 18:30, FIGC, Serie A dhe Qeveria e Italisë kanë marrë vendimin për rifillimin e sezonit.

Serie A do të rifillojë më 20 qershor, kurse Kupa e Italisë merr startin qysh më 13 qershor, përcjell lajmi.net.
Gjysmëfinalet e mbetura në këtë kompeticion do të luhen më 13 dhe 14 qershor.
Ndërkaq, ndeshja më e rëndësishme, ajo finale, është caktuar të luhet më 17 qershor. /Lajmi.net/

