Pak minuta më parë, Premierliga ka njoftuar edhe zyrtarisht se sezoni 2019/20 do të rifillojë më 17 qershor.

Së fundmi, në mediet britanike po qarkullojnë edhe oraret e ndeshjeve, por këto po shpërndahen edhe nga faqet zyrtare të skuadrave.
Sipas këtij orari, gjatë ditës së premte, ndeshjet do të luhet me fillim nga ora 21: 00, përcjell lajmi.net
E shtuna sjell takimet me fillim nga ora 13:30, 16:00, 18:30 dhe 21:00, kurse e diela luan në oraret 13:00, 15:00, 17:30, dhe 20:30.
Ndërkaq, e hëna luan me fillim nga ora 21:00, në vetëm një orar. Mesjava luhet në ora 19:00 dhe 21:00. /Lajmi.net/


