Dushan Vlahoviçi vihet në shitje, Interi gati ta transferojë ne verë

“Tutomercato” raporton se Juventusi është gati të shesë sulmuesin serb Dushan Vlahoviç pasi ai nuk ra dakord për një kontratë të re, me pagë të reduktuar.

Klubi do ta vendosë atë në listën e transferimeve dhe çmimi do të jetë rreth 30 milionë euro, andaj Interi dëshiron të përfitojë nga kjo gjë.

Interi është gati të shkojë pas nënshkrimit të Vlahoviçit, por vetëm nëse fillimisht shesin Markus Turamin, i cili po luan shkëlqyeshëm për klubin italian.

Turami mund të mbushë buxhetin e “nerazurëve”, të cilët do të kërkonin rreth 80 milionë euro për shërbimet e tij dhe më pas do t’i përdorin 30 milionë për transferimin e Vlahoviçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close