Në selinë e UEFA-s në Nion do të hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Shorti i sotëm do të fillojë me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar për në mesditë apo më saktë nga ora 12:00. Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.
Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.
Çiftet e mundshme për fazën e 1/8-tës janë:
Liverpool ose Barcelona vs Benfica ose PSG
Aston Villa ose Lille vs Club Brugge ose Borussia Dortmund
Real Madrid ose Bayern Munich vs Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen
Arsenal ose Inter vs Feyenoord ose PSV
Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.
Nga ana tjetër, me të njëjtin parim do të kryhet edhe shorti i çifteve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Liga Evropa – Ndarja në short
Viktoria Plzen ose Roma kundër Lacio ose Atletik Bilbao
Bodo/Glimt ose Fenerbahçe kundër Olimpiakos ose Rejnxhërs
Ajaks ose FCSB kundër Eintraht Frankfurt ose Olimpik Lion
AZ Alkmar ose Real Sociedad kundër Mançester Junajtid ose Totenhem
Liga e Konferences – Ndarja në çift
Betis ose Kopenhagë kundër Çelsi osë Vitoria Gimaraesh
Jagellonia ose Molde kundër Legia Varshavë ose Sërkëll Bryzh
Çelje ose Pafos kundër Djurgardens ose Lugano
Panathinaikos ose Borac kundër Fiorentina ose Rapid Vjenë
Ky short pritet të fillojë pas atij të Ligës së Kampionëve, teksa ndeshjet e para të kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 mars.

