Ozil zbulon përse mori vendimin për tu larguar nga futbolli

Ish-reprezentuesi I Gjermanisë, Mesut Ozil së fundmi ka folur për vendimin e tij për t’u larguar nga futbolli.

Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Arsenalit i ka zhvilluar ndeshjet e fundit në radhët e Bashakshehirit. Ozil gjithashtu zbuloi se donte ta mbyllte karrierën te Fenerbahçe, por fatkeqësisht nuk e pati këtë mundësi.

“E lashë futbollin për të gjetur paqen. Nuk i duroj dot më ato përgatitjet e mundimshme, udhëtimet, regjimet…nuk është vërtet e lehtë. Kur erdha në Fenerbahçe doja ta përfundoja karrierën atje, por ata nuk më lanë”, tha Ozil.

Mesut Ozil qëndroi aktiv në sport edhe pas përfundimit të karrierës së tij dhe stërvitet rregullisht në palestër, gjë që shihet edhe nga pamja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close