Të shtunën më 1 shkurt 2025, Kombëtarja e Kosovës në xhudo do të luftojë në tatami në njërën nga garat më të mëdha të vitit – Grand Slam i Parisit!
Ky event prestigjioz do të mbledhë 308 garues nga 53 shtete e 4 kontinente, duke garantuar një spektakël të jashtëzakonshëm të xhudos.

Kosova do të përfaqësohet nga: Distria Krasniqi, Erza Muminoviq, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Garuesit e Kosovës do të jenë nën udhëheqjen e Driton Kuka-s dhe trajnerit Fatos Tabaku, gati për të dhënë më të mirën e tyre në Paris.

