Shkupi regjistron fitoren e parë në Antalia

FC Shkupi ka shënuar suksesin e parë në fazën përgatitore në Antalia, duke mposhtur skuadrën bullgare Septemvri Sofia me rezultat 2-1. Pas humbjes ndaj Polonia Warszawa (2-0), këtë herë skuadra e trajnerit Alparslan Erdem tregoi një paraqitje më të mirë dhe arriti një fitore të merituar.

Xhelil Asani dhe Avornyo ishin protagonistët e këtij dueli, me Asanin që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë dhe Avornyon që shënoi golin e dytë pas një aksioni të bukur.

Shkupi do të vazhdojë përgatitjet në Antalia, ku më 6 shkurt do të përballet me skuadrën kazake, Kaisar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close