Rabotniçkli vazhdon përgatitjet për gjysmësezonin pranveror, teksa gjatë ditës së sotme zhvilloi një ndeshje kontrolluese kundër ekipit Prva Iskra Bariq, në të cilin “Romantikët” u mposhtën me rezultat 2:1.

Golat e fitores për ekipin serb u shënuan nga Jovkoqiq dhe Vidakoviq, ndërsa nga e njëjta skuadër Radojçiç shënon autogol.
Kjo ndeshje u zhvilluar në kuadër në “Medulin Kup” i cili zhvillua në Kroaci.
Deri tash Rabotniçki ka caktuar edhe dy ndeshje kontrolluese. Fillimisht do të përballet me Kraun Legasi nga SHBA dhe me ekipin e Malit të Zi, Mlladost. /Sportmania/

