Struga barazon pa gola në miqësoren ndaj ekipit kazak FC Kyzylzhar 

Kampionët e vendit, Struga Trim Lum ka barazuar pa gola në miqësoren e zhvilluar ndaj ekipit kazak FC Kyzylzhar.

Për Strugën kjo ishte ndeshja e katërt miqësore në kuadër të përgatitjeve të fazës përgatitore në Antalya të Turqisë.

Kujtojmë që deri më tani kampionët e vendit kanë regjistruar një fitore, dy barazime dhe një disfatë.

Ndryshe Struga ndeshjen e radhës miqësore e luan ndaj ekipit sllovak MFK Zemplín Michalovce. /Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close