Mikel Arteta thuhet se ka arritur një marrëveshje me Arsenalin për një kontratë të re afatgjatë që do ta mbajë atë në stadiumin Emirates për gati një dekadë.

Kontrata ekzistuese e spanjollit do të skadojë në fund të sezonit 2026/27, por bisedimet kanë përparuar ndjeshëm, me të gjitha palët të sigurta për arritjen e një rinovimi.
Sipas BBC Sport, Arteta ka arritur një marrëveshje me klubit nga Emirates, e cila mund ta shoh atë të mbetet trajner i Arsenalit deri në verën e vitit 2030.
Arteta më parë e ka bërë të qartë se dëshiron të qëndrojë në veri të Londrës.
“Të gjithë ndihen të qetë që koha e kontratës nuk do të jetë problem sepse vullneti im është të jem këtu dhe jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë tha Arteta muajin e kaluar.
Ndryshe, Arteta mori drejtimin e ekipit në dhjetor 2019 dhe e udhëhoqi Arsenalin drejt titullit të parë të Ligës Premier në 22 vjet, përpara se t’i çonte ata në finalen e Ligës së Kampionëve.

