Man. Siti gjen zëvëndësimin për Edersonin, gati të nisin bisedimet me Porton

“Football Transfers” ka raportuar ekskluzivisht se Man. Siti po shikon në Portugali për portierin e tyre të radhës, me Ederson i cili po tërheq interesim të madh nga disa klube nga Superliga e Arabisë. 

Ederson po ashtu ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me Cityn, por do të mbushë 32 vjet në pjesën e parë të sezonit të ardhshëm, dhe meqenëse kontrata i skadon në verën e 2026, ‘Qytetarët’ kanë vendosur se është koha të veprojnë. 

Sipas FootballTransfers, City është i etur dhe tashmë në bisedime për portierin e Portos dhe kapitenin Diogo Kosta. Njësoj si Ederson, Kosta është i përfaqësuar nga Horge Mendes dhe Gestifute. 

Kosta e ka fituar dy herë kampionatin portugez me Porton dhe kryeson në ligë për më së shumti porta të paprekura këtë sezon dhe në të kaluarin. 

Vetëm katër portierë në elitën e futbollit portugez kanë një përqindje më të mirë të pritjeve në sezonin 2024/2025 se sa Kosta. Ai, me pak fjalë, është shumë efektiv dhe padyshim në mesin e më të mirëve në Portugali. 

Costa pret mesatarisht 3.2 goditje në drejtim të tij këtë sezon, që është shifër dyfish më e lartë se sa ajo e Ederson.  Reprezentuesi portugez bëri historinë në Euro 2024 duke pritur tri penallti në ndeshjen ndaj Sllovenisë në kuadër të 1/16-tave. 

Në rast se transferohet tek Man Siti, ai do t’i bashkohej një grupi lojtarësh portugezë si Ruben Dias, Bernardo Silva dhe Mateus Nunjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close