KF Arsimi ka prezantuar përforcimin më të ri në skuadër, sulmuesin 21-vjeçar Alban Taipi, i cili vjen për të forcuar repartin ofensiv të ekipit.

Sulmuesi shtatlartë ka përvojë ndërkombëtare me ekipet Haladás dhe Szentlörinc SE në Hungari, ndërsa në Maqedoni ka luajtur për Renovën dhe Besën. Së fundmi, Taipi ishte pjesë e ekipit të Detonit Plaçkovicës, ku ka pasur paraqitje shumë pozitive gjatë gjysmësezonit vjeshtor.
Angazhimi i Taipit pritet të shtojë cilësi dhe thellësi në fazën sulmuese të ekipit verdh e zi, duke ndihmuar klubin në realizimin e objektivave dhe ambicieve për pjesën e mbetur të sezonit.


