VIDEO/Ariu “mysafirë” në shtëpi ish-futbollistit të Man. Sitit dhe Bajernit!

Momente frike dhe paniku për ish-futbollistin argjentinas të Bajernit dhe Mançester Sitit, Martin Demikelis, teksa një ari futet në shtëpinë e tij. 

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga bashkëshortja e tij Evangelina Anderson, janë momentet e frikës që përjetoi familja e trajnerit aktual të Monterreit gjatë festave të Krishtlindjeve.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale, teksa shihet ariu duke lëvizur në oborrin e shtëpisë së Demikelis. 

https://x.com/lbertozzi/status/1875190371388703108

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close