Kiesa kërkon nga Liverpulli që të lejojë huazimin dhe kthimin në Itali

Italiani Federiko Kiesa thuhet se po i kërkon Liverpullit që ta lërë të largohet në huazim në janar për të marrë më shumë kohë për të luajtur, me Milanin, Romën dhe Napolin të gjithë të interesuar. Anësori bëri transferimin në Anfield në verë për vetëm 12 milionë euro me kontratën e tij me Juventusin në muajt e fundit.

Ndër arsyet kryesore pse “Bianconerët” nuk ishin të përgatitur për t’i ofruar atij një marrëveshje të re ishte rekordi i tij i tmerrshëm i lëndimeve dhe që ka vazhduar në Angli. 27-vjeçari ka bërë vetëm katër paraqitje konkurruese me fanellën e Liverpoolit për një total prej 123 minutash në fushë.

Me këtë në mendje, mediumi “Mirror Sport“ konfirmon se liderët e Premier Ligës janë të hapur për të lënë Kiezan të largohet në huazim në janar, në mënyrë që ai të mund të marrë më shumë kohë për të luajtur.

Problemi i madh është se askush në Itali nuk është i përgatitur të paguajë as gjysmën e pagës prej 7.5 milionë euro për sezon, kështu që Liverpooli do të duhet të ndihmojë në ndarjen e ngarkesës. Napoli, Milani dhe Roma janë më të interesuarit për t’i dhënë Chiesas pak kohë për të luajtur këtë sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close