Skuadra e Bashkimit sërish ka qenë aktiv në merkaton e futbollistëve, duke prezantuar përforcimin e parë nga ato dy që janë paralajmëruar nga skuadra kumanovare.


Drejtuesit e Bashkimit prezantuan goditjen e parë në merkaton, duke firmosur kontratë me 24 vjeçarin, Filip Aleksovskin.
Sulmuesi i krahut të majtë vjen nga skuadra e Besa e Dobërdollit, ndërsa më parë ka vesh fanellën e të rinjëve të Makedonija Gj.P. dhe ekipit të parë, si dhe KF Korabi. Ndërkohë ishte pjesë e përfaqësueses së Maqedonia U18 dhe U21.

