Filip Aleksovski zyrtarizohet te Bashkimi, në pritje edhe Emir Asani

Lajmi i paralajmëruar nga Sportmania për angazhimin e sulmuesit Filip Aleksovski nga KF Bashkimi i Kumanovës është tani zyrtar. Aleksovski, një futbollist 24-vjeçar me një histori të pasur karriere, do të mbajë fanellën zi-gjelbër në vazhdim të sezonit.

Sulmuesi i krahut të djathtë ka një të kaluar mbresëlënëse si pjesë e përfaqësueses U18 dhe U21 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në karrierën e tij ka fituar dy herë Kupën e Maqedonisë së Veriut.

Karriera e tij përfshin ekipe të njohura si:

🟢 Makedonija Gj.P (Youth) në sezonin 2019/20

🟢 Makedonija Gj.P në sezonin 2020/21

🟢 KF Korabi gjatë 2020/21

🟢 KF Besa Dobërdoll për dy sezonet e fundit (2023/24 dhe 2024/25)

Bashkimi përforcohet ndjeshëm me ardhjen e Aleksovskit, ndërsa brenda ditës pritet edhe konfirmimi i një tjetër lëvizjeje të paralajmëruar nga Sportmania: firma me mesfushorin Emir Asani nga FC Shkupi.

Klubi nga Kumanova vazhdon të dëshmojë ambicie të mëdha, duke ndërtuar një skuadër konkurruese për sezonin aktual.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close