Sipas Fichajes.net, Arsenali është i interesuar për nënshkrimin e Markus Turam nga Interi në janar 2025. Kjo vjen pasi “Topçinjtë” kanë pasur vështirësi para portës pa një finalizues natyral këtë sezon. Francezi u transferua tek Inter me kosto zero nga Borusia Mynshengladbah në korrik 2023 dhe është titullar i rregullt për gjigantët e Serie A.

Këtë sezon, Turam ka shkëlqyer në sulm, duke shënuar 13 gola dhe duke regjistruar gjashtë asiste në 21 ndeshje. Për shkak të fillimit të jashtëzakonshëm të sezonit si në Serie A ashtu edhe në Champions League, Inter mund të mos jetë i gatshëm të shesë Turam.
Megjithatë, një ofertë e madhe mund t’i ndihmojë Topçinjtë për t’i bindur ata që të shesin francezin Thuram ka një kontratë me Interin deri në qershor 2028 dhe vlerësohet me 75 milionë euro nga Transfermarkt.

