Ylli egjiptian, Mohamed Salah beson se Liverpulli po bën hapa të ngadaltë drejt titullit të Premier Ligë. Pas fitores 3-1 ndaj Lester Sitit, klubi nga Merseyside tani janë shtatë pikë larg në krye të tabelës dhe me një ndeshje më pak.

Sallah, i cili shënoi golin e tretë të Liverpullit, foli për gazetarët pas ndeshjes teksa dha një këshill për ekipin.
“Gara për titull ndihet ndryshe… por gjëja më e rëndësishme është që ne duhet të qëndrojmë të përulur”, deklaroi Sallah.
Ndryshe, Arne Slot ka bërë jashtëzakonisht mirë që kur mori drejtimin e Liverpullit, me 13 fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje në 17 ndeshje të Premier Ligës deri më tani.
Në anën tjetër, Sallah ka vazhduar shkëlqimin me 16 gola dhe 11 asistime në kampionat apo 19 gola e 15 asistime në të gjitha garat.

