Interi vazhdon të beson tek Asllani, refuzon ofertë prej 25 mln euro!

Sipas asaj që është mësuar nga “FcInterNews”, klubi i “Viale della Liberazione” vazhdon të ketë besim tek ish-lojtari i Empolit, Kristijan Asllani, aq sa ka refuzuar oferta të shumta që ka marrë gjatë këtyre viteve nga Italia dhe nga jashtë. Madje, disa prej tyre kanë ardhur menjëherë pasi ai mbërriti në Milano.

“Jo, faleminderit” ndaj një oferte prej 25 milionë eurosh për Asllanin, pikërisht sepse djaloshi i rritur në Buti mund të përfaqësojë një element kyç të mesfushës së Simone Inzagit për vitet e ardhshme. Të kesh përpara një lojtar si Hakan Çalhanoglu është mundësi për të mësuar dhe përmirësuar çdo ditë, por sigurisht që i heq hapësirë zëvendësuesit të tij (aq sa ndoshta shqiptari nuk do të jetë titullar as në Kupën e Italisë kundër Udinese).

Në çdo rast, këto muaj do të jenë vendimtarë për Kristjanin, i cili ka si objektiv të bëhet edhe më i rëndësishëm në projektin zikaltër. Përndryshe, nëse verën e ardhshme do të mbërrijnë oferta të rëndësishme për 22-vjeçarin (i cili gjithsesi sapo ka rinovuar kontratën, duke treguar besimin që klubi ka ndaj tij), ato mund të merren parasysh dhe të pranohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close