Fjuri shton peshën, 7-8 kg më shumë nga dueli i parë me Aleksandar Usyk

Boksieri britanik Tajson Fjuri do të peshojë më shumë në revanshin e 21 dhjetorit ndaj Oleksandr Usyk krahasuar me duelin e parë që dy boksierët zhvilluan në maj të këtij viti. Këtë gjë e konfirmuan fotot e fundit, që tregojnë një transformim të trupit të ish-kampionit të botës në peshën e rëndë.

Përpara se të pësonte humbjen e tij të parë në karrierë si profesionist kundër ukrainasit, Fjuri u përball me ish-kampionin e UFC-së, Francis Nganou. Në atë sfidë ai peshonte 125kg, por për duelin me Usyk britaniku punësoi një nutricionist për ta ndihmuar atë të dobësohej. Ai peshonte 118 kg në atë përballje.

Së fundi, Fjuri ndau një foto në Instagram ku dukej se kishte shtuar peshë nga përballja e parë, duke shkaktuar jo pak shqetësim te fansat e tij.

Burime nga kampi i Fjurit konfirmojnë se për revanshin që zhvillohet këtë fundjavë ai pritet të kapë sërish peshën e 125kg. Pra, ai pritet të peshojë 7-8 kg më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close