Musiala mbetet te Bajerni, ka rënë dakord për pagën pesëfish më të lartë

Xhamal Musiala, ylli i ri i Bayjern Munihut, do të vazhdojë kontratën me klubin bavarez. Kontrata aktuale e Musialës skadon në qershor të vitit 2026, anadaj Bajern ia doli me synimin për të mbajtur futbollistin 21-vjeçar, i cili është e ardhmja e klubit dhe që duhet të jetë lojtari më i rëndësishëm në projektin e skuadrës bavareze.

“Fihajes” spanjoll, duke shkruar për Musialën, theksoi se për futbollistin interesim serioz kanë shfaqur Real Madridi dhe Man. Siti.

Musiala do të vazhdojë kontratën e tij për katër ose pesë vjet. Ai do të marrë një rritje të konsiderueshme rroge. Spekullohet se me kontratën e re, paga e tij vjetore do të jetë pesë herë më e lartë, që do të thotë se do të marrë miliona euro.

Xhamal Musiala do të bëhet lojtari më i paguar i skuadrës bavareze dhe do të ketë një pagë vjetore prej 25 milionë eurosh. Kujtojmë se Musiala u promovua në ekipin e parë të Bajernit në vitin 2020, si 17-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close