Robert Levandosvki vazhdon të komandojë në renditjen e “Këpucës së Artë” përkundër faktit se përfundoi në bankinë në ndeshjen mes Majorkas e Barcelonës. Sulmuesi polak, autor i vetëm një goli në pesë ndeshjet e fundit, me 30 pikë, ndiqet nga Hari Kejn i Bajern Munihut me 28, kurse në vendin e tretë kaloi Mohamed Sallah i Liverpullit me 26 pikë, i cili i shënoi dy gola në barazimin 3:3 ndaj Njukasëllit. Natyrisht, futbollisti egjiptian ka pikë të njëjta me të katërtin, respektivisht me Omar Marmoush të Aintraht Frakfurtit.

Ndërsa, pas tyre gjenden Erling Haalandi i Man. Sitit me 24, Viktor Guokeres i Sporting Lisbonës dhe Mateo Retegui I Atalantës, me pikë të njëjta. Yjet tjerë të futbollit evropian si: Kilian Mbape, Vinicius Junior, Rafinja etj., kanë mbetur më prapa. Në pesë ligat më të forta evropiane një gol llogaritet dy pikë, kurse në ligat më pak të forta, një gol llogaritet me 1,5 pikë.
Renditja e Këpucës së Artë
Robert Leëandoëski (Barcelona) 30 pikë (koeficienti 2)
Harry Kane (Bayern Munich) 28
Mohamed Salah (Liverpool) 26
Omar Marmoush (Eintracht Frankfurt) 26
Victor Gyokeres (Sporting) 24 (koeficienti 1,5)
Erling Haaland (Manchester City) 24
Mateo Retegui (Atalanta) 24
Raphinha (Barcellona) 22
Bradley Barcola (Paris Saint-Germain) 20
Marcus Thuram (Inter) 18

