Real Madridi e di se çdo gjë tjetër përveç një fitoreje nga udhëtimi i tyre në “Anfield” për t’u përballur me Liverpullin do t’i lërë ata jashtë tetë më të mirëve të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Karlo Ançeloti duhet të gjejë një mënyrë për të mposhtur ekipin më në formës në Angli pa gjashtë lojtarë kyç.

“Los Blankos” në mbrojtje po vuajnë, me Eder Militao dhe Dani Karvahall jashtë për pjesën tjetër të sezonit me lëndime të ligamenteve kruciale. David Alaba është ende duke u rikuperuar nga i njëjti problem që pati edhe sezonin e kaluar.
Ndërkohë dyshja braziliane Vinicius Junior dhe Rodrigo Goes janë jashtë fushës për shkak të lëndimeve muskulore. Lajmi i mirë është se Lukas Vazkez është përfshirë në skuadrën e tyre, duke u dhënë potencialisht një tjetër opsion si mbrojtës i djathtë, por një nga opsionet e mundshme për t’u plotësuar në qendërmbrojtës do të ishte Aurelien Tçouameni, i cili gjithashtu nuk është kthyer ende nga një problem i muskujve.
Produkti i ri i akademisë, Raul Asensio, pritet të luajë në “Anfield” vetëm ndeshjen e tij të tretë për ekipin a parë, si qendërmbrojtës me Antonio Rudiger.
Në sulm, Kilian Mbape ka të ngjarë të jetë në të majtë me Xhud Belingam mbrapa në rolin e 10-shit dhe njërin nga Brahim Diaz, Endrik Felipe apo edhe Arda Guler duke luajtur përkrah tyre gjithashtu.

