Çellsi ka nisur shumë mirë sezonin e ri nën drejtimin e trajnerit Enzo Mareska dhe aktualisht londinezët qëndrojnë në vendin e tretë në renditjen e Premier Ligës në kuotën e 22 pikëve (pas 12 javësh kampionat).

Sulmi i “bluve” është tregua në lartësinë e duhur deri në këtë pikë të sezonit, ndërsa mbrojtja lë për të dëshiruar.
Drejtuesit e klubit synojnë të përforcojnë këtë repart dhe kanë piketuar dy lojtarë që janë pjesë e Barcelonës. Koundé dhe Araujho janë dy mbrojtësit që synon Çellsi për të përforcuar prapavijën.
Për të bindur Barcelonën që t’i japë “OK” transferimit të tyre, londinezët do të kishin gati një shumë prej 150 milionë eurosh.

