Intervista e Ronaldo-s me MrBeast, 17 milionë shikime për 17 orë!

Kristiano Ronaldo, ylli i kombëtares së Portugalisë gjatë ditës ka publikuar intervistën me të famëshin e rrjeteve sociale, Mr Beast.

Kjo intervistë u publikua në kanalin e lojtarit të Al Nassr në “Youtube”. Efekti ishte i menjëhershëm, pasi që për 17 orë, kjo video ka bërë plotë 17 milionë shikime dhe pritet që të thyej rekorde interneti.

Gjithashtu edhe MrBeast-i e konfirmoi se më 30 të këtij muaji, do të bëjë publike një video me Ronaldon, por me prapaskenat e kësaj interviste. /Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close