Barcelona siguron mbrojtjen me angazhimin e e qendërmbrojtësit nga Leverkuzeni

Disa media spanjolle dhe “insajder” sportiv raportuan se drejtuesit e Barcelonës kanë arritur marrëveshje me mbrojtësin e Bajer Leverkuzenit, Xhonatn Tah, i cili do të arrijë si lojtar i lirë verën e ardhshme.

Gjiganti katalanas po merr një përforcim solid për rreshtin e fundit dhe Tah do të largohet nga “farmacistët” pas dhjetë vite. Qënndërmbrojtësi 28-vjeçar ka zhvilluar mbi 270 ndeshje të Bundesligës dhe ka shumë eksperiencë pas tij, dhe transferimi te Barça me siguri do të jetë kurorëzimi i karrierës së tij.

Këto ditë pritet konfirmimi zyrtar i transferimit dhe gjermani në klubin e ri me gjasë do të marrë një pagë prej pesë milionë euro në vit. Tah është anëtar i kombëtares së Gjermanisë nga viti 2016 dhe deri më tani ka bërë 36 paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close