“Pozita jashtë loje”, arma më e forte e Barcelonës këtë sezon

Barcelona e ka nisur fuqishëm këtë edicion të garave, me në krye trajnerin gjerman Hansi Flik. Trajneri gjerman erdhi në krye të shtabit teknik të Barçës gjatë kësaj vere, duke e zëvendësuar Çavin e shkarkuar. Nën drejtimin e gjermanit, Barcelona me plotë kuptimin e fjalës, po e shkel çdo kundërshtar, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Në 12 ndeshjet e para në La Liga këtë edicion, klubi katalunas ka 33 pikë, duke marrë 11 fitore dhe vetëm një humbje. Në Ligën e Kampionëve ka dy fitore dhe një humbje nga tri xhirot e para. Por, përveç rezultateve të mira, duke mposhtur Bajernin e Real Madridin me nga katër gola të shënuar, Barçën e karakterizon edhe një lëvizje tjetër.

Është gracka e pozitës jashtëloje, duke luajtur me mbrojtjen goxha lartë në fushë, një lëvizjë e rrezikshme, por me përfitim të madh.

Duke marrë parasysh vetëm ndeshjen ndaj Real Madridit më 26 tetor, lojtari më i rrezikshëm i “Los Blankos”, Kilian Mbape u zu tetë herë në pozitë jashtëloje.

Në përgjithësi, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve, Barcelona i ka zënë në pozitë jashtëloje 99 herë kundërshtarët. Barcelona është ringjallur nën urdhërat e trajnerit gjerman, teksa po nxitë frikë te kundërshtarët para përballjeve me ta.

Ndeshjen e ardhshme, Barcelona e zhvillon këtë të mërkurë ndaj Crvena Zvezdës të Kuq të Beogradit në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close