Mak Tajson përgatitet për duelin me “YouTuber”-in e famshëm Xhejk Poll dhe tashmë ka bërë të ditur se po merr formën e dëshiruar. Edhe pse shumë e konsiderojnë këtë luftë si vetëm një mashtrim të madh marketingu, bota po pret me padurim natën mes 15 dhe 16 nëntorit, kur dy luftëtarët përplasen në ring në shtetin e Teksasit.

Lufta organizohet dhe sponsorizohet nga platforma e transmetimit “Netflix”, dhe 58-vjeçari Tyson tha se së shpejti do të jetë plotësisht në formë dhe gati për këtë spektakël.
“Unë mendoj se vetëm qielli është kufiri për mua. Për të qenë i sinqertë, më ofruan luftime të tjera, por këtë e pranova me gjithë zemër. Nëse kjo luftë shkon mirë, do të më shihni sërish në ring”, tha Tajson.
Lufta kundër Xhejk Pollit ishte dashur të zhvillohej në korrik të këtij viti, por me kërkesë të Tajsonit u shty për në nëntor dhe kjo datë u shkonte për shtat organizatorëve të “Netflix”. Ndeshja do të jetë e karakterit profesional dhe publiku do të jetë dëshmitar i maksimumit tetë raundesh.

