Sulmuesi brazilian Rodrygo rikthehet të stërvitet në grup pas një dëmtimi disajavor dhe tani synon të jetë në fushën ditën e martë, kur Real Madrid do të luajë ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.

“Los Blankos” kanë kryer një seancë stërvitore në Valdebebas dhe lojtari është stërvitur bashkë me pjesën tjetër të ekipit.
Sipas “Marca”, lojtari po bën progres në rrugën e rikuperimit. Rodrigo, i cili stërvitej veçmas që nga fillimi i javës, tashmë i është bashkuar punës në grup, duke bërë një hap të rëndësishëm përpara në rikuperimin e tij. Ndaj, ai pritet të përfshihet në skuadër për ndeshjen e së martës.
Ndeshja ndaj Milanit do të luhet në “Bernabeu” dhe skuadra spanjolle synon një rezultat pozitiv para tifozëve të saj pas zhgënjimit ndaj Barcelonës. Rikthimi i Rodrigos është një armë më shumë për trajnerin Ançeloti.

