Hoze Murinjo ia ka shkëputur kontratën një lojtarit të Fenerbahçes vetëm disa ditë para takimit me ish-klubin e tij Man. Junajted. Murinjo u emërua në krye të Fenerbahçes gjatë muajit qershor dhe nuk humbi kohë për të lënë shenja tek ekipi i ri, duke sjellë një numër lojtarësh të rinj.

Transferimet kryesore të gjigantit turk gjatë verës përfshijnë marrëveshjet e huazimit për Allan Saint-Maksimin, Filip Kostiç dhe Sofian Amrabat, teksa u kompletuan edhe marrëveshjet për transferimin e dy sulmuesve Jousef En Nesiri dhe Çenk Tosun.
Fenerbahçe momentalisht mban vendin e katërt në renditje pas shtatë ndeshjeve të luajtura me 16 pikë të tubuara. Ndeshja e tyre e ardhshme do të jetë në udhëtim ndaj Samsunsporit para duelit në Ligën e Evropës ndaj Man. Junajtedit në stadiumin ‘Shukru Saraçoglu’.
Por vetëm disa ditë para këtij takimi, Fenerbahçe ka njoftuar se koha e sulmuesit Rajan Kent në Stamboll ka marrë fund pas 16 muajsh. 27-vjeçari një produkt i Akademisë së Liverpullit, iu bashkua Fenerbahçes në vitin 2023, duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare. Sidoqoftë, ai ka luajtur në vetëm 18 ndeshje sezonin e kaluar me Ismail Kartal që u preferua më shumë në atë pozicion.
Situata nuk ndryshoi as me ardhjen e Murinjos i cili ia dha fanellën e titullarit në vetëm një ndeshje kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Përkundër interesimit nga disa klube në verë, Kent vendosi që të qëndrojë dhe raportimet nga Turqia kishin bërë me dije se Murinjo është zemëruar me refuzimin që ai kishte bërë për t’u larguar nga klubi.

