Ylli brazilian është i bindur se Man. Siti ka gjetur pasardhësin e Guardiolës

Ederson beson se Man. Siti ka identifikuar pasardhësin e Pep Guardiolës, teksa ka thënë se pret që ekipi i tij të jetë i suksesshëm edhe pas përfundimit të epokës së tij.

Tekniku spanjoll i solli Man. Sitit një sukses të paprecedentë por ai ende nuk ka nënshkruar një kontratë të re, me atë aktualen e cila skadon në verën e vitit 2025. Tani, portieri Ederson ka përkrahur ‘Qytetarët’ për të vazhduar rrugën drejt fitoreve dhe të jenë të suksesshëm edhe në rast largimi të ish-trajnerit të Barcelonës.

“Man. Sitii është një klub shumë i strukturuar, i mirëmenaxhuar, ka një shef të mirë. Unë besoj se klubi tashmë e ka trajnerin e ardhshëm në mendje. Ditën që Pep vendos të largohet, ata do të përpiqen të ndjekin të njëjtën rrugë të punës. Natyrisht, do të ishte një humbje e madhe (nëse largohet Guardiola). Ne po flasim për trajnerin më të mirë në botë, por unë e shoh klubin mirë të përgatitur për epokën pas Pepit”, ka thënë Ederson.

Man. Siti ka fituar gjithçka nën urdhrat e Guardiolës që prej se ai mori drejtimin e tyre në vitin 2016. Ani pse kontrata e tij po shkon drejt përfundimit, raportimet sugjerojnë se ish-trajneri i Bajernit mund të nënshkruaj një zgjatje të kontratës gjatë muajve në vazhdim.

Krahas thashethemeve për të ardhmen e Guardiolës, ai dhe ekipi i tij do të përgatiten për duelin e radhës që do ta luajnë në Premier Ligën, të dielën ndaj Vulverheptonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close