Mësohet se në cilin klub Italian, pagat e futbollistëve janë më të larta?

Interi është kthyer tashmë në klubin lider të futbollit italian, jo vetëm sepse është kampioni në fuqi i Serisë A. Klubi zikaltër, po e tregon këtë edhe me fuqinë ekonomike që ka, pasi garanton rrogat më të larta të futbollistëve. Sipas një raporti të përpiluar nga “Corriere Dello Sport”, zikaltrit për herë të parë që nga sezoni 2012-2013, kthehen në majë të kësaj liste ku ka qenë vazhdimisht Juventusi.

Ulja e shpenzimeve nga bardhezinjtë në mënyrë të ndjeshme në këto vite, kanë bërë që Interi me 141,7 milionë euro bruto të jetë skuadra që shpenzon më shumë në Serinë A për rrogat. Juventusi është në vendin e dytë me “vetëm” 113,8 milionë euro, ndërsa Milani është në vendin e tretë, si i pari klub nën kuotën e 100 milionë eurove në vit, pasi shpenzon 96,6 milionë.

Ajo që duhet theksuar nga renditja e të gjithë klubeve është se skuadrat e Veronës, Empolit e Leçes janë ato që shpenzojnë më pak, edhe më pak se sa klube të cilat sapo janë ngjitur në Serinë A.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close