Mesi shënon dy gola, Inter Majami për herë të parë kampion i Konferencës

Lionel Messi shënoi dy gola të mrekullueshëm dhe Luis Suarez gjithashtu hyri në listën e golave ​​teksa Inter Mајami mundi Кolumbus Кru me 3-2 për të fituar MLS Supporters Shield, titulli që i jepet çdo vit skuadrës më të mirë në sezonin e rregullt. Ky trofe përfaqëson titullin e dytë në historinë e shkurtër të Inter Majamit pas Kupës së Ligës të fituar në vitin 2023, disa javë pas ardhjes së Leo Mesit, Serhio Busketsit dhe Zhordi Alba.

Për Messin, ky është trofeu i 46-të në karrierën e tij dhe ai u betonua më tej në listën e futbollistëve më të trofeshëm të të gjitha kohërave përpara Dani Alves me 43, dhe ishte ndeshja e pestë me dy gola në sezonin MLS për Messin, i cili tani ka 17 gola në 17 ndeshje në ligë këtë sezon dhe madje 15 asistime.

Ai humbi 15 nga ndeshjet e Inter Majamii në “MLS” në 2024 për shkak të angazhimeve me kombëtaren e Argjentinës ose mungesës dymujore që i nevojitej për t’u rikuperuar nga një kyç i dëmtuar rëndë. Ky titull garanton gjithashtu avantazhin e Inter Majamit në fushë në të gjithë play-offin e MLS, duke përfshirë finalen eventuale.

Me dy ndeshje të mbetura në sezonin e rregullt, Inter Majami po ndjek rekordin e “MLS” për më shumë pikë në një sezon të vetëm, pasi aktualisht ka 68 pikë.

Nëse fitojnë të dyja ndeshjet e mbetura, ata do të tejkalojnë rekordin e Nju England Revolushën me  73 pikë nga viti 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close