Antoan Grizman ka bërë të ditur në rrjetet e tij sociale se po largohet nga kombëtarja e Francës. Lojtari i Atletiko Madridit ka publikuar një deklaratë të shkurtër me video të momenteve të tij duke luajtur me Francën.

“Me zemër të mbushur dhe plot kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe, shihemi së shpejti.”
Griezmann largohet nga “Les Bleus” pasi e mbrojti fanellën e kombëtares së tij në 137 ndeshje, në të cilat shënoi 44 gola dhe dha 38 asiste. E gjitha kjo gjatë një dekade (ndërmjet marsit 2014, kur bëri debutimin e tij në një miqësore kundër Holandës, dhe shtatorit 2024, kundër Belgjikës).
Në këtë periudhë kohore ai luajti tri Kupa Bote, duke fituar atë të vitit 2018 dhe qenë nënkampion më 2022. Po kështu ka marrë pjesë në tri edicione të Kampionatit Europian, duke përfunduar i dyti në atë të vitit 2016.

