Ten Hag ka vendosur, do të largojë dy futbollist në merkaton e janarit

Mançester Junajted ka zhgënjyer në startin e Ligës Europa duke barazuar 1-1 ndaj Tuentes. Kristian Eriksen shënoi një gol, por më pas bëri një gabim të madh pas të cilit skuadra holandeze arriti të barazojë dhe të mbetet e pamposhtur.

Për shkak të kësaj, mediat tashmë po shkruajnë se danezi mund të largohet nga klubi në janar dhe se Man. Junajted do të jetë në kërkim të një mesfushori të ri. Eriksen tashmë është 32 vjeç dhe supozohej se mund të ndryshonte klubin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, por kjo nuk ndodhi.

Nga ana tjetër, Kasemiro është një lojtar që përmendet në kuadër të një transferimi prej disa kohësh. Shumë menduan se ai do të largohej në verë, por edhe ai qëndroi në klub. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2026, por ai pritet të largohet tashmë në afatin kalimtar të dimrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close