Një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, Florian Virtz po vazhdon me paraqitje fantastike në Bundesliga me Bajer Leverkuzenin.

Virtz tani ka marrë një interesim serioz edhe nga Arsenali i Mikel Artetas. Gazetari gjerman, Kristian Falk raporton se lojtari i Leverkusenit pritet të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. Vlera që i ka vendosur klubi gjerman lojtarit është plotë 150 milionë euro.
Kurse të interesuar për shërbimet e tij përveç “Topçinjëve” janë: Bajern Munihu, Real Madridi dhe Man. Siti.

