Futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, Lionel Mesi nuk ka në plan ta mbyllë karrierën në klubin e tij aktual. Në raportimin ekskluziv të gazetës katalanase “El Nacional” thuhet ylli argjentinas në pension do të largohet nga skuadra e Njull Old Bojs, gjë që ishte dëshira e tij prej kohësh.

Kujtojmë se ai filloi të luante futboll në këtë klub, para se të shkonte te Barcelonë dhe vazhdimisht thoshte se do të dëshironte të kthehej në të një ditë. Nëse kjo ndodh vërtet, atëherë mund të pritet maksimumi pas dy vitesh, ndoshta pas Kupës së Botës në vitin 2026.
Messi tashmë është 37 vjeç dhe është në fund të karrierës së tij dhe deklaroi se do të dëshironte të luante në Botërori i ardhshëm, në të cilin do ti thoshte lamtumirë kombëtares së Argjentinës.

