Haland mund të dënohet ashpër…por jo për paraqitjet brenda sportit

Erling Haland ishte një ndër lojtarët që ‘vodhën’ vëmendjen gjatë derbit në mes Man. Sitit dhe Arsenalit, ku përveç golit të shënuar ai u përfshi në një përleshje edhe me Gabriel Magalhaes dhe Gabriel Zhesus. Norvegjezi nuk pritet që të dënohet për veprimet e tij, por një video e re jashtë fushës së futbollit mund ta ketë vënë atë në telashe të tjera.

Siç ka raportuar The Sun, sulmuesi i ‘Qytetarëve’ është fotografuar duke përdorur telefonin e tij gjatë vozitjes. I veshur me një kostum të Man. Sitit , shihet Haaland duke u larguar nga ‘Etihad Stadium’ së bashku me të dashurën e tij.

Përndryshe, Haaland po shijon një start fantastik këtë fillim sezon me Man. Sitin, që janë të pamposhtur në të gjitha garat. Ai ka shënuar 10 gola në shtatë ndeshje deri më tani, ndërsa duket se forma e tij po rritet ndeshje pas ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close