Futbollisti francez shet medaljen e artë të fituar në Kupën e Botës

Ai fitoi mbi 71 mijë dollarë nga shitja e medaljes në një ankand në Los Anxhelos.

Shkaku i pandemisë, ky ankand u zhvillua vetëm në internet dhe u morën më shumë se 100 oferta, më e madhja nga Anglia.

Përveç medaljes së futbollistit francez, ishin edhe dy të tjera në ankand. Njëra nga Kupa e Botës së vitit 1994 e mbajtur në ShBA dhe tjetra nga Kupa e Botës e vitit 2002.

Ari nga Amerika u shit për 48 mijë dollarë, ndërsa medalja e Kupës së Botës nga Japonia dhe Koreja, për 50 mijë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close