Ancelotti: Zidane ndryshoi vizionin tim për futbollin

Ancelotti si trajner i Juventusit ka pasur mundësinë të punojë me Zinedine Zidanen, dhe pretendon se francezi ka ndryshuar vizionin e tij për futbollin.

“Me Zidanen, u përpoqa të ndryshoja idenë time për futbollin. Ai ishte lojtari i parë që më dha mundësinë të ndryshoj formacionin dhe të luaja më ndryshe”, ka deklaruar Ancelotti.

“Me Zidanen në vitin e parë te Juve, unë luaja 3-4-2-1 me Del Piero dhe Inzaghin përpara, dhe Zizu pas tyre”

“Zizu ka ndryshuar vizionin tim për futbollin. Më parë unë isha i përqendruar vetëm në 4-4-2, dhe më pas unë ndryshova sepse doja ta vendosja atë në pozicionin më të mirë për të, në mënyrë që ai të ndjehej rehat në fushë dhe të jepte më të mirën”.

Kjo dyshe ka punuar edhe te Real Madrid, kur Ancelotti ishte trajner dhe Zidane ndihmës i tij, ku i sollën titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve skuadrës spanjolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close