Mallorca nuk do të udhëhiqet më nga Javier Aguirre. Trajneri meksikan ka njoftuar skuadrën spanjolle se do të largohet në fund të sezonit.

Skuadra e Vedat Muriqit pritet të ketë trajner Jagoba Arrasate edicionin e ardhshëm. 46-vjeçari aktualisht është trajner i Osasunës.

Zyrtarizimi pritet të ndodhë sapo të njoftohet edhe largimi i Aguirresi.

