Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum nuk do të udhëhiqen nga trajneri Shpëtim Duro. Struganët kanë ndërprerë bashkëpunimin me teknikun shqiptar tre xhiro para fundit. Njoftimin e ka bërë vet klubi përmes faqes zyrtare, ku dhe ka falenderuar Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e Strugës.

Njoftimi i Strugës:
FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro. Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Shpëtim Duro për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

