Liga e Dytë, Besa e Dobërdollit nuk ndalet, fiton edhe Arsimin e Çegranit

Tri skuadrat e kreut në Ligën e Dytë kanë regjistruar fitore të reja në ndeshjet e sotme. Besa e Dobërdollit mposhti 2:1 Arsimin e Çegranit, në një përballje ku miqtë nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren. Pelisteri i vendit të dytë mundi ekipin e Ohrit me rezultatin minimal 1:0. Fitore me rezultat minimal regjistroi edhe Detonit Pllaçkovica, pasi mposhti 1:0 Bellasicën.

Në ndeshjet tjera Vardar Negotino fitoi 1:0 Bashkimin, Pobeda mundi 2:0 Karaoramanin, ndërsa Novaci triumfoi ndaj Sasha Kameninca me rezultatin 3:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close