Ndahen Voska dhe trajneri i portierëve, Besnik Sadiku

Pas një bashkëpunimi të suksesshëm dy vjeçar, vjen ndarja ndërmjet Besnik Sadikut dhe FC Voska Sport. Duke prekur bashkarisht sukseset më të mëdha në historinë e klubit dhe debutimin në elitën e futbollit vendor, drejtuesit e Voskës dhe trajneri i portierëve kanë vendosur të ndajnë rrugët. Fundi i bashkëpunimit ka ardhur pas bisedave konstruktive, është vendosur se momenti ka ardhur për ndryshim dhe palët në mënyrë miqësore kanë falenderuar njëra tjetrën për bashkëpunimin e deritashëm. 

Pas bisedimeve me kryesinë e klubit në mënyrë miqësore vendosëm ndërprerjen e bashkëpunimit. Pas një periudhe prej dy vitesh si trajner i portierëve te Voska, ka ardhur koha për një rrugëtim të ri. Falenderoj kryetarin e klubit, drejtorin sportiv, stafin, futbollistët dhe gjithë të punësuarit për bashkëpunimin korrekt. Voskës i uroj shumë suksese në të ardhme”, është shprehur për Sportmania, Besnik Sadiku, i cili në të kaluarën ka qenë trajner i portierëve te Besa e Dobërdollit dhe Vëllazërimi i Kërçovës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close