Arbi Vosha: Shkëndija ekip cilësor, por shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair 

Xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoni në mesin e pesë ndeshjeve, ditën e shtunë do të sjell edhe derbin shqiptar ndërmjet Shkëndijës dhe Shkupit në Tetovë. 

Para këtij dueli nga bardhekaltërit e Çairit, ka folur Arbi Vosha, i cili e vlerëson Shkëndijën, por thotë se synimi i Shkupit janë tre pikët. 

“Kemi punuar dhe jemi përgatitur maksimalisht për derbin që na pret me Shkëndijën. Është një ndeshje mjaftë e rëndësishme për ne si skuadër, ku synojmë fitoren, që njëkohësisht t’ua ndërprejmë serinë e fitoreve ekipit nga Tetova dhe ne të vazhdojmë të ngritemi. Nuk do të jetë e lehtë, pasi kemi të bëjmë me ekip kualitativ dhe me futbollist të ri, por gjithsesi, i kemi analizuar ndeshjet e tyre dhe do të kërkojmë që të marrim maksimumin. Shpresoj të kthehemi me tre pikë në Çair dhe ti gëzojmë edhe tifozët tanë Shvercerat”, ka thënë Arbi Vosha. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close