Xhiroja e tretë në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut ka rezultuar e mirë për Shkëndijën dhe Voska Sportin, por jo edhe për Shkupin dhe Gostivarin. Shkëndija troumfoi në transfertë ndaj Tikveshit në Kavadar me rezultat 2:1, ku golat për kuqezinjtë i realizuan Çinari dhe Elezi. Voska Sport ka fituar bindshëm Vardarin me rezultar 3:2, ku tre golat për ekipin shqiptar i realizoi Alen Jasharoski. Punët nuk shkuan mirë në këtë xhiro për Shkupin, që u ndal me barazim 1:1 nga Sileksi në Çair, përderisa Gostivari humbi nga Bregallnica me shifra 2:1. Fitore minimale 1:0 mori edhe Rabotniçki ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ku golin e vetëm e shënoi Vellkovski.


